Khloe Kardashian nis lidhje të re pas ndarjes? Ky është i vetmi person me të cilin ajo kalon ditën

Mediale Vip

Khloe Kardashian nis lidhje të re pas ndarjes? Ky është i vetmi person me të cilin ajo kalon ditën

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 15:37
Khloe Kardashian

Pas ndarjes nga Tristan Thompson është përfolur disa herë se Khloe Kardashian ka nisur një lidhje të re, por në fakt duket se gjithë orët e saj ajo i kalon pranë vajzës. Duke qenë se Tristan nuk është prezent në jetën e vogëlushes, Khloe po kujdeset që të krijojë një lidhje të ngushtë me True.

Burime për “Hollywood Life” kanë treguar se ylli i “Keeping Up With The Kardashians” e kalon gjithë ditën dhe natën bashkë me vajzën. “Khloe shpenzon çdo ditë dhe çdo mbrëmje me True, sepse mendon se është shumë e rëndësishme për vogëlushen që të ketë gjithmonë një prind pranë vetes, duke qenë se Tristan nuk është shumë i pranishëm. Ajo do të sigurohet se True do ta shikojë çdo ditë aty. Ajo e merr vajzën kudo me vete.

Khloe ka një dado dhe asistente që e ndihmojnë, megjithatë ajo bën edhe shumë gjëra vetë”, kanë treguar burimet pranë saj. Më tej ato kanë shtuar se për momentin ajo nuk mendon të nisë një lidhje të re dhe i gjithë fokusi është vajza e saj. Kujtojmë se Khloe i dha fund lidhjes së saj me Tristan, sepse ajo nuk mundi t’i falte tradhëtinë e tij me Jordyn Woods.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat