Dy të rinjtë dhunuan bustin e Françesk Radit, Rozana Radi reagon me fjalë të ashpra në rrjete sociale

Mediale Vip

Dy të rinjtë dhunuan bustin e Françesk Radit, Rozana Radi reagon me fjalë të ashpra në rrjete sociale

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 16:44
Rozana Radi

Ditën e sotme në rrjetet sociale është shpërndarë me shpejtësi një video, në të cilën dy të rinj shihen duke dhunuar bustin e artistit të ndjerë, Françesk Radi.

Në pamjet e publikuara njëri prej adoleshentëve shfaqet i hipur mbi bust, ndërkohë që tjetri tenton të heqë nga duart e Françeskut kitarën e tij.

Nga ana e qytetarëve pati reagime të forta dhe të gjithë e dënonin veprimin e dy djemve.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Eshte bere virale sot nje video, ku dy adoleshente dhunojne bustin e kantautorit Francesk Radi. Perveç lidhjes familjare, sot dua te flas si qytetare e ketij vendi ne te cilin dua te rris neser femijet e mi. Dua te flas si nje dashamirese e muzikes. E kam pare qe ne oren e para te paradites kete video dhe ende jam ne pritje qe “Policia do ti identifikoje autoret “ te cilet do te vihen perpara pergjegjesise! Keqardhje e madhe per kete brez qe po rritet ne Shqiperi. Do isha shume kurioze ti njihja nga afer keta dy adoleshente e ti pyesja se cfare ju beri busti I nje artisti I cili i dha as shume muzike Shqiperise. Ne moshen tuaj Franko pas shkolle merrte kete kitarre qe ju po perpiqeni tja hiqni nga duart dhe kendonte. E interrnuan e larguan nga nena nga babai nga motrat nga vellezerit por kitarren nuk ja hoqen dot. Nuk di ne cilen fytyre tju peshty e tju tregoj gjithe zemerimin tim te vajzes te djalit te bashkeshortes por me shume te spektatorit qe Franko i dha gjithe rinine . A I keni bere pyetjen vetes nese I keni lumturuar me kete xhest familjaret tuaj?A jane krenare per ate qe ata perfaqesojne..... Ne Shqiperine tone vertet mungojne shume gjera, por nje gje e kemi te sigurte ( me mire nje seks i sigurte se nje femi i tille ) I lutem autoriteteve te ndjekin rastin dhe ti vene para pergjegjesise te dy keta palaço te cilet na e bejne pis artin kulturen dhe rinine shqipetare! Sot eshte dhunuar nje vlere publike.Neser nje tjeter e nje tjeter...... Ju lutem te gjitheve ta marrin kete foto te turpshme e ta postojne me hashtagun #mambroartistin Flm @olticurri @joqalbania per pasqyrimin e ngjarjes!

A post shared by Rozana Radi (@rozana_radi) on

Por më shumë e shqetësuar është shprehur Rozana Radi, e cila nuk mundet të pranojë që këta të rinj të mos respektojnë figurën e xhaxhait të saj, por mbi të gjitha atë të një artisti që i ka dhuruar shumë Shqipërisë.

Rozana ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të shkëputur nga videoja dhe ka shkruar disa fjalë për dy djemtë.

“Është bërë virale sot një video, ku dy adoleshentë dhunojnë bustin e kantautorit Françesk Radi. Përveç lidhjes familjare, sot dua të flas si qytetare e këtij vendi në të cilin dua të rris nesër fëmijët e mi. Dua të flas si një dashamirëse e muzikës. E kam pare që në orët e para të paradites këtë video dhe ende jam në pritje që “Policia do t’i identifikojë autorët” të cilët do të vihen përpara përgjegjësisë! Keqardhje e madhe për këtë brez që po rritet në Shqipëri. Do isha shumë kurioze t’i njihja nga afër këta dy adoleshentë e t’i pyesja se çfarë ju bëri busti i një artisti, i cili i dha aq shumë muzikë Shqipërisë. Në moshën tuaj Franko pas shkolle merrte këtë kitarë që ju po përpiqeni t’ja hiqni nga duart dhe këndonte. E internuan e larguan nga nëna nga babai nga motrat nga vëllezërit, por kitarën nuk ja hoqën dot. Nuk di në cilën fytyrë t’ju pështy e t’ju tregoj gjithë zemërimin tim të vajzës, të djalit, të bashkëshortes, por më shumë të spektatorit që Franko i dha gjithë rininë . A i keni bërë pyetjen vetes nëse i keni lumturuar me këtë gjest familjarët tuaj?A janë krenarë për atë që ata përfaqësojnë…”, ka shkruar Radi në postimin e saj. Më pas ajo ju ka kërkuar autoriteteve të vendit ta ndjekin deri në fund këtë rast, për të vënë para përgjegjësisë dy adoleshentët. “Sot është dhunuar një vlerë publike. Nesër një tjetër e një tjetër…Ju lutem të gjithëve ta marrin këtë foto të turpshme e ta postojnë me hashtagun #mambroartistin”, shkruan Rozana në mbyllje të reagimit të saj. Busti i Françesk Radit u vendos rreth një vit më parë në Liqenin Artificial si një nderim dhe përkujtim për artin dhe figurën e tij. Rozana Readi ka rrëfyer shpesh se me Françeskun ka pasur një lidhje të ngushtë, duke qenë se ai ka qenë mbështetja më e madhe për të pas largimit nga jeta të babait të saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat