Aplikacioni që po “çmend” të famshmit, VIP-at shqiptarë provojnë si do duken pas 60 vitesh

Mediale Vip

Aplikacioni që po “çmend” të famshmit, VIP-at shqiptarë provojnë si do duken pas 60 vitesh

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 17:56
Ermal Mamaqi dhe Julian Deda

Prej disa ditësh në rrjete sociale po qarkullojnë foto të shumta të personazheve të njohur me fytyrë të rrudhur. “FaceApp” është një aplikacion i cili krijon mundësinë që të gjithë të shikojnë veten se si do të duken pas 60 vitesh. Ditën e djeshme Bebe Rexha ishte ndër të parat nga personazhet e njohur shqiptarë që nisi lojën e publikimit të fotove të tilla.

Menjëherë pas saj të gjithë filluan ta provonin dhe në një farë mënyre të përballeshin me të ardhmen. Disa prej tyre duket se kanë mbetur të kënaqur nga rezultati, ndërsa disa të tjerë shpresojnë që parashikimet e këtij aplikacioni të mos dalin.

Në fakt “FaceApp” nuk është i ri, sepse si fillim ai u lançua në vitin 2017-të. Por së fundmi është bërë viral, sepse ky filtër që ju tregon të moshuar ju çon përpara 60 vite në kohë. Nga fotot e personazheve të njohur ky filtër duket shumë realë, por jo të gjithë kanë guximin ta provojnë për të parë si do të duken në të ardhmen. Po ju jeni gati ta shihni veten në këtë formë?

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat