Bella Hadid bëhet bionde, tashmë e kemi të vështirë ta dallojmë nga Gigi

Mediale Vip

Bella Hadid bëhet bionde, tashmë e kemi të vështirë ta dallojmë nga Gigi

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 19:01
Bella Hadid

Gjatë rrugëtimit të saj si modele Bella Hadid vendosi të ndryshonte ngjyrën e flokëve për t’u diferencuar nga motra e saj më e madhe, Gigi. Nga bionde ajo u kthye në brune dhe tashmë i është rikthyer sërish ngjyrës së saj natyrale. Modelja ka publikuar në ‘Instagram’ dy foto të saj, në të cilat shfaqet me flokë në ngjyrë të verdhë. Këto fotografi ajo i ka realizuar për revistën “V” dhe të gjithë e kanë pasur të vështirë ta dallojnë nga Gigi.

Nuk është ende e qartë nëse ky është ndryshim i përkohshëm për revistën apo do t’i rikthehet përgjithmonë biondes.

Megjithatë e rëndësishme është që Bella duket bukur në të dyja versionet. Modelja ka shkuar në mënyrë progresive drejt hapjes së ngjyrës së flokëve, sepse në mars ajo i zbardhi duke i bërë në ngjyrë kafe. Gjatë kësaj kohe Bella nuk ka qenë shumë aktive me jetën e saj publike, prandaj ky ndryshim në ‘look’ shkaktoi kaq shumë bujë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat