Cardi B së shpejti si aktore, por roli i saj është ‘i parëndësishëm’

Mediale Vip

Cardi B së shpejti si aktore, por roli i saj është ‘i parëndësishëm’

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 22:48
Cardi B

Së shpejti në ekrane do të shfaqet filmi më i ri i Cardi B, ‘Hustlers’, i cili flet për një grup kërcimtaresh nate që mashtrojnë klientët e tyre me shuma të mëdha parash.

Edhe pse mund të presim ta shohim me një rol të rëndësishëm, mund të zhgënjeheni, pasi roli i saj mund të jetë i vogël.

Një nga koleget e saj në film, është shprehur për ‘Cosmopolitan’ se Cardi-t i është dashur të bëjë vetëm një ditë xhirime, që do të thotë se mund të jetë vetëm në një ose në dy skena.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Diamond. #HustlersMovie trailer drops July 17. @iamcardib

A post shared by Hustlers (@hustlersmovie) on

Ndoshta fansat e saj prisnin diçka më shumë, por duke qenë një nga artistet më të suksesshme këtë vit, reperja është dhe shumë e zënë me koncertet dhe turnet nëpër botë.

Këtë gjë e ka ‘vërtetuar’ dhe producenti i filmit, i cili ka zbuluar se i është dashur 2 vjet për t’i mbushur mendjen Cardi-t që të bëhej pjesë e ‘Hustlers’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat