Gjiko dhe Buta paralajmërojnë këngën e re, “My bro”

Mediale Vip

Gjiko dhe Buta paralajmërojnë këngën e re, “My bro”

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 22:59
Gjiko dhe Buta

Dy yjet e hip hopit, Gjiko dhe Buta, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Kënga e tyre titullohet “My bro” dhe do të publikohet së shpejti me videoklip, për të cilin është përkujdesur produksioni “Imagine Films”.

Ky lajm është bërë i ditur nga “Redbox Entertanment”, përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social, Instagram.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Let the beat build

A post shared by Buta (@bashbuta) on

Megjithatë, detaje të tjera rreth kësaj kënge nuk janë zbuluar, por nuk ka dyshim se do të dalë diçka e bukur nga shtëpia e hiteve të mëdha.

Theksojmë se ky nuk është bashkëpunimi i parë i rap-artistëve, pasi Buta vitin e kaluar ishte pjesë e ‘mixtape-it’ të Gjikos me projektet “Kanë Inat” dhe “Mahalla”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat