Gjyste Vulaj flet për tradhtinë bashkëshortore

Mediale Vip

Gjyste Vulaj flet për tradhtinë bashkëshortore

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 23:10
Gjyste Vulaj dhe Sokoli

Këngëtarja Gjyste Vulaj  ka folur për detaje rreth jetës së saj private.

E pyetur për të dashurit e saj dhe tradhtitë e mundshme, këngëtarja tha se i vetmi mashkull që ka pasur në jetën e saj është pikërisht bashkëshorti, Sokoli.

“Unë e fejuar me të që 16 vjeç, boll e kam pasur. S’më ka shkuar ndërmend, jo të kem një tjetër lidhje por as të kryej marrëdhënie seksuale me dikë sa për një natë”, theksoi ajo, e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.

Gjystja tregoi edhe njohjen me bashkëshortin e saj.

“Kemi akoma jetë intime bashkë, kjo gjë nuk diskutohet por s’e imagjinoj dot veten me dikë tjetër. Kur i dëgjoj të tjerët të thonë ‘isha me gruan e filanit’, se imagjinoj dot të thonë emrin tim,” – tha ndër të tjera këngëtarja Gjyste Vulaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat