Aurela Gaçe dhe vajzat e saj kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëra-tjetrën dhe këngëtarja nuk heziton asnjëherë ta tregojë këtë gjë.
Edhe pse e fokusuar në karrierën e saj, Aurela duket se asnjëherë nuk i lë pas dore fëmijët, madje gjatë evenimenteve të rëndësishme, shoqërohet pikërisht nga vajzat.
Në koncertin e mbrëmjes së djeshme të ‘DigitAlb’, i cili u organizua në sheshin Skënderbej, vajza e saj e madhe, Grace, ka qenë duke e ndjekur në prapaskenë të gjithë performancën e saj.
Por jo vetëm kaq, pasi ajo është parë duke kënduar dhe duke kërcyer në të njëjën kohë me mamanë e saj.
Ky moment është vënë re në një nga videot e shumta që janë publikuar në ‘Instagram’ gjatë natës së kaluar dhe sigurisht një gjest i tillë që tregon fare mirë lidhjen nënë-bijë, nuk mund të lihej pa u përmendur. Aurela është një nga këngëtaret më të mira në Shqipëri, e cila numëron një numër të madh fansash, por pavarësisht kësaj duket se fansja më e madhe, është vajza e saj.