‘Më e mirë e çmendur sesa kuçke’, modelja e njohur bëhet për një lek nga kunata

Mediale Vip

‘Më e mirë e çmendur sesa kuçke’, modelja e njohur bëhet për një lek nga kunata

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 13:20
Kendall Jenner

Dramat në familjen Kardashian nuk kanë fund. Këtë herë në qendër të vëmendjes është modelja Kendall Jenner e cila është përfolur për një lidhje me basketbollistin Kyle Kuzma.

Por para kësaj lidhjeje, Kendall ishte në një lidhje me një tjetër basketbollist, Ben Simmons me të cilin u fotografua shpesh. Motra e këtij të fundit, Liv pas thashethemeve për lidhjen e re të Kendallit, ka shpërthyer ndaj modeles me disa postime në “Twitter”.

“Nuk do doja kurrë të bëhesha e famshme që dal me sportistë. Imagjino të kalosh një ligë. Jo vetëm skuadër, një LIGË”, shkruan Liv.

Liv i shtoi më shumë aludimet se këto statuse ja drejton Kendallit, kur një fans i tha: “Ti po i bën diss Kendallit? Ben Simmons a mund t’i thuash motrës tënde ta mbylli gojën”.

Ndërsa Liv ia ktheu: “Unë nuk përmenda emra por kujt t’i djeg le ta mbajë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat