Një tjetër këngëtar në rolin e një personazhi të animuar, zbuloni për kë bëhet fjalë

Mediale Vip

Një tjetër këngëtar në rolin e një personazhi të animuar, zbuloni për kë bëhet fjalë

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 14:42
Harry Styles

Kohët e fundit kemi vënë re që këngëtarët e njohur të provojnë të luajnë rolin e një personazhi të animuar, duke qenë se ata mund të aktrojnë dhe të këndojnë njëkohësisht. Ndër ta mund të përmendim Bebe Rexhën apo Beyonce dhe së fundmi kësaj liste të këngëtarëve mund t’i bashkohet edhe Harry Styles. Në mediat rozë thuhet se këngëtari është në diskutime për të luajtur rolin e Princit Eric në filmin e njohur të ‘Disney’, ‘Sirena e Vogël’.

Pavarësisht se kjo gjë nuk është konfirmuar ende, fansat e këngëtarit janë të lumtur dhe të bindur se ai do e marrë këtë rol. Pak kohë më parë u tha se Harry do të luante Elvis Presley në një film, por më pas ky rol i kaloi Austin Butler. Nëse Harry bëhet pjesë e kastit të aktorëve të ‘Sirena e Vogël’ ai do të luajë përkrah Halle Bailey, që do të ketë rolin e Ariel.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat