“Ti je arsyeja pse Bradley dhe Irina u ndanë”, fansat lënë një ‘lumë’ komentesh negative në foton e fundit të Gagës

Mediale Vip

“Ti je arsyeja pse Bradley dhe Irina u ndanë”, fansat lënë një ‘lumë’ komentesh negative në foton e fundit të Gagës

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 19:36
Lady Gaga dhe Bradley Cooper

Edhe pse Lady Gaga dhe Bradley Cooper kanë pohuar publikisht se janë thjesht miq, insistimet e shumta të fansave të tyre tregojnë të kundërtën. Në rrjet kanë qarkulluar komente të shumta të cilat shprehin se Lady është arsyeja pse Bradley dhe Irina i dhanë fund marrëdhënies së tyre.

Së fundmi Gaga publikoi një foto të sajën në ‘Instagram’, ku shfaqej duke festuar lançimin e linjës së saj së kozmetikës ‘Haus Laboratories’. Nëse do të shikoni foton do të vini re se aty kanë komentuar fansa të shumtë të Irinës, duke iu drejtuar ashpër këngëtares lidhur me ndarjen e ish-çiftit.

“Ti je arsyeja pse Bradley dhe Irina u ndanë”, ka qenë komenti më i ndeshur në postimin e këngëtares. Pavarësisht kësaj, Gaga nuk ka reaguar në asnjë lloj forme në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat