Elena Ora me pushime në Mal të Zi, publikon fotografi atraktive në bikini

Mediale Vip

Elena Ora me pushime në Mal të Zi, publikon fotografi atraktive në bikini

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 21:34
Rita dhe Elena Ora

Motra e Rita Orës, Elena, përkundër angazhimeve të shumta me këtë të fundit, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.

Si destinacion të pushimeve, ajo ka zgjedhur bregdetet shqiptare, përkatësisht Malin e Zi. Zeshkania ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale, derisa tregon se është duke u argëtuar mjaft shumë.

Ndërkaq, në imazhin tjetër ka vënë në pah linjat trupore, teksa shfaqet në një palë bikini bardh e zi.

Ajo duket se është në pushime me familjen, pasi në postimin e lartpërmendur e ka etiketuar edhe të vëllanë, Donin.

Gjithashtu, Elena mbetet shumë e angazhuar në fushata të ndryshme reklamuese. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat