Ditë e veçantë në familjen Lladrovci Në familjen e kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit dita e sotme është ditë e veçantë. Vajza e tij e vetme, Kosovarja sot feston ditëlindjen.
Këtë e ka bërë të ditur Shemsija, gruaja e kreut të Drenasit përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e saj “Facebook”, ku ka uruar vajzën me fjalët më të mira.
Ajo ka shkruar se është e bekuar që ka një vajzë si Kosovarja.
“Janë thënë fjalët më të bukura për vajza, por të kesh një vajzë të kompletuar si ti është bekim! Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar Shemsija në “Facebook”.