Rrëfimi i Rudina Xhungës: “Si më mbrojti Vera Grabocka kur më hoqën nga puna“!!!

Mediale Vip

Rrëfimi i Rudina Xhungës: “Si më mbrojti Vera Grabocka kur më hoqën nga puna“!!!

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 23:30
Rudina Xhunga dhe Vera Grabocka

Miqësia e tyre është e hershme, dhe Rudina Xhunga ka rrëfyer mes të tjerash tek “ My Living“  sesi vazhdon t`I mbetet mirënjohëse Vera Grabockës për ndihmën që I ka dhënë në fillesat e saj.

“E kam takuar shumë hershëm, qëkur isha gazetare kulture te Koha Jonë, tek Aleanca. Unë isha akoma mbarim studente, sapo isha filluar punën. Vera më mësoi A-në e profesionit. Ca gjëra ti i di, por pa t’i vënë dikush në dukje është pak më e vështirë. Më thanë një moment që unë po bëja një shkrim me shumë pasion që nuk më përkiste, – “Përse ti nxjerr me duart e tua, gështenjat e të tjerëve? Mos e bëj kurrë, je shumë e talentuar, pse e djeg veten?“, ka rrëfyer moderatorja.

Më tej ndërkohë, ajo kujtoi edhe një moment shumë të vështirë për të, në të cilin Vera I ka dalë në krah. “Mbaj mend që unë pata një problem në punë dhe më hoqën nga puna. Unë punoja te një revistë,  ‘Aksi’, më hoqi nga puna kryeredaktori i revistës, për një shkrim që duhet të dorëzoja për Verën. Si kushdo që mund të thotë, e punë e madhe Rudina se do të gjesh punë tjetër. Jo ajo erdhi me mua, mori me vete Timon, shkuan te Aleksandër Frangaj dhe thanë, –Rudina nuk e ka fajin, e kemi ne. Unë që atëherë i isha mirënjohëse“, ka rrefyer ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat