Katy Perry flet për herë të parë për raportin me Taylor Swift: E kam shoqe të ngushtë

Mediale Vip

Katy Perry flet për herë të parë për raportin me Taylor Swift: E kam shoqe të ngushtë

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 07:32
Katy Perry

Shumë mendonin se kjo ditë nuk do të vinte, por Taylor Swift dhe Katy Perry tani janë shoqe të ngushta ose të paktën kështu është shprehur vetë këngëtarja e njohur në një intervistë për “The Kyle and Jackie O Show”. Katy rrëfeu se ishte vetë ajo që ju afrua Taylor dhe i kërkoi falje pasi u takuan në një festë të përbashkët. “Thjesht i shkova pranë dhe i fola, i kërkova falje dhe i thash se e dua shumë dhe se shpresoja të ishim mikesha në të ardhmen. Më pas nisim të flisnim dh avash avash fituam besimin e njëra-tjetrës. Më pas ajo më ftoi në shtëpinë e saj dhe më gatoi biskota shumë të shijshme”,-rrëfeu Katy Perry.

Vajzat janë në një moment shumë të bukur të miqësisë së tyre pasi kanë arritur më në fund t’i japin zgjidhje armiqësisë që kanë pasur prej vitesh me njëra-tjetrën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat