BLICK: Me gjithë hetimet për mashtrim, Loredana me bashkëshortin do të mbajnë koncert edhe në vendet gjermanofolëse!

Mediale Vip

BLICK: Me gjithë hetimet për mashtrim, Loredana me bashkëshortin do të mbajnë koncert edhe në vendet gjermanofolëse!

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 14:53
Loredana, Mozzik

“Asnjë muzikant zviceran kohët e fundit nuk ka aq shumë për të folur si Loredana (23). Pasi është nën hetime ku thuhet se ka mashtruar një çift Valais me 700,000 franga”, kwshtu e nis shkrimin gazeta e njohur zvicerane Blick.

Mediumi tutje shkruan se Loredana nuk duket se po pengohet nga vazhdimi i suksesit të saj duke planifikuar dy udhëtimet e saj të mëdha dhe do të nxjerrë albumin e saj debutues në gusht.

“Loredana Zefi, raperja femra e klasës së mesme, njoftoi të hënën turneun e saj të përbashkët me bashkëshortin e saj dhe reperin Mozzik (23). Së bashku do të japin 24 koncerte klubesh në Ballkan. Më 23 gusht 2019 do të promovojë albumin e saj debutues “King Lori”, me të cilin shkon në turne në pranverën e vitit 2020 në vendet gjermanofolëse, e cila çon në mesin e të tjerëve në Zurich X-Tra”, shkruan Blick.

Image

Ndryshe Loredana kishte anuluar të gjitha shfaqjet e saj në maj (përfshirë Open Air Frauenfeld). “Nuk ishte koha e duhur”, ajo shkroi në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat