Rudina Dembacaj shembull i thjeshtësisë, publikon momentin më të veçantë nga dita në fshat

Mediale Vip

Rudina Dembacaj shembull i thjeshtësisë, publikon momentin më të veçantë nga dita në fshat

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 06:45
Rudina Dembacaj

Rudina Dembacaj ka treguar gjithmonë se pavarësisht se është pjesë e ekranit është njësoj si gjithë personat e tjerë të thjeshtë.

Së fundmi ajo e ka vërtetuar këtë gjë përmes një video të cilën e ka realizuar në fshat. Moderatorja e njohur ka publikuar në profilin e saj në ‘Instagram’ një video në të cilën shihet duke mjel një dhi.

Megjithëse Rudina nuk e ka plotësisht idenë e procesit të mjeljes duket se ja ka dalë mbanë më së miri.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Nuk kaa kenaqesi me te madhe se te mjelesh nje dhí #rudinadembacaj #malsore #shenkolle2019

A post shared by Rudinadembacaj (@rudinadembacaj) on

Bashkangjitur videos ajo ka shkruar: “Nuk ka kënaqësi më të madhe se të mjelësh një dhi. Rudina Dembacaj malësore. Shënkollë 2019”.

Për këtë veprim moderatorja është përgëzuar edhe nga fansat, të cilët vlerësojnë thjeshtësinë e saj. Ndodh rrallë që figurat televizive të shfaqen në këtë lloj forme, sidomos në rrjete sociale ku pasqyrimi i jetës luksoze zë një pjesë tepër të rëndësishme. Kujtojmë se Rudina prej majit të 2017-tës është pjesë e “Ora News” me emisionin e saj “Mos i fol shoferit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat