Aurela Gaçe në mbështetje të Greta Koçit: Më pëlqen ky vendim i yti

Mediale Vip

Aurela Gaçe në mbështetje të Greta Koçit: Më pëlqen ky vendim i yti

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 07:01
Aurela Gaçe dhe Greta Koçi

Greta Koçi pritet që së shpejti t’i rikthehet performancave ‘live’ me një bandë muzikore.

Ky lajm u zbulua nga ‘RevistaWho’ ditën e djeshme dhe të gjithë fansat e këngëtares e pritën mjaft mirë.

Por përveç tyre Greta ka edhe mbështetjen e artistëve të tjerë, në veçanti të Aurela Gaçes, e cila prej vitesh ndjek këtë praktikë në profesionin e saj.

Image

Aurela ka shumë kohë që këndon çdo fundjavë ‘live’ bashkë me bandën e saj muzikore në ‘club’ nate dhe publiku e ka vlerësuar për këtë gjë. Këngëtarja ka treguar gjithmonë se do të donte që artistët shqiptarë të jepnin maksimumin duke kënduar ‘live’ dhe jo me regjistrim, prandaj ajo e mbështet plotësisht këtë vendim të Gretës.

Aurela ka publikuar një pjesë nga lajmi për Koçin në “Instagram” dhe përkrah tij ka shkruar: “Më pëlqeu shumë ky vendim i yti Greta Koçi. Paçim sa më shumë lajme të tilla”. Greta e ka ripostuar në profilin e saj dhe bashkangjitur tij ka shkruar: ‘Faleminderit Aurela Gaçe! Të dua fort”.

Në këtë mënyrë dy artistet kanë treguar se mes tyre nuk ka konkurrencë, përkundrazi do ju vinte mirë që çdo këngëtar të ndiqte të njëjtën rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat