“Ti veç femër nuk je, ti je për te semafori”, moderatorja e njohur i kthehet ndjekëses: Të ka rrahur burri ose vjehrra që me mëngjes…

Mediale Vip

“Ti veç femër nuk je, ti je për te semafori”, moderatorja e njohur i kthehet ndjekëses: Të ka rrahur burri ose vjehrra që me mëngjes…

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 13:48
Aulona Musta

Moderatorja e njohur, Aulona Musta, ka zbuluar nëpërmjet postimeve në “Instagram” se ndodhet me pushime.

Ajo është mjaft aktive në këtë rrjet social, ku publikon foto e video të ndryshme si nga jeta profesionale dhe ajo private.

Një ditë më parë, Aulona ka postuar tre foto ku shfaqet me bikini dhe me bashkëshortin e saj, ku krahas saj shkruante se nuk vendoste dot se kë të publikonte dhe i hodhi të gjitha.

E teksa këto pamje morën mijëra pëlqime dhe qindra komente pozitive, pati edhe nga ata që e kritikuan.

Madje një ndjekëse nuk e ka përmbajtur aspak  veten, teksa i shkruan moderatores se është për tek semafori. “Ti veç femër nuk je … dhe mbi të gjitha nuk mund të them mami .. çfarë edukate do i japësh vajzës tiii .. tiii je për te semafori o lal”, shkruan komentuesja.

E sigurisht që Aulona nuk mund të rrinte pa i kthyer një përgjigje ndjekëses dhe i shkruan: “Fakti që ke ëndërruar gjithë jetën të punosh te semafori për vete, por u detyrove të martoheshe e lindje fëmijë në moshë të re dhe tani je e dëshpëruar, nuk do të thotë që të gjithë e kanë këtë dëshirë, o lal!.

“Imagjino që po rrit dy djem kjo qenia këtu…imagjino çfarë trajtimi do t’i bëjnë vajzave, duke patur shembullin e kësaj nëne! Kushedi të shkretën e ka rrahur burri ose vjehrra që në mëngjes dhe vjen më shfryhet mua…,”- i përgjigjet Aulona Musta komentueses.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat