A i është kthyer Lady Gaga pamjeve ekstravagante? Këto foto do ju vënë në dyshime

Mediale Vip

A i është kthyer Lady Gaga pamjeve ekstravagante? Këto foto do ju vënë në dyshime

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 06:35
Lady Gaga

Lady Gaga zgjodhi ta festonte lançimin e linjës së saj më të re të makeup-eve ‘Haus Laboratories’ në një restorant në Los Angeles, i quajtur ‘West Hollywood’, e veshur e gjitha me një fustan lëkure me pendë të zeza.

Fustani që këngëtarja kishte zgjedhur, është prezantuar për herë të parë në koleksionin vjeshtë-dimër të ‘Anouki 2019’.

33-vjeçarja e kishte kombinuar këtë ‘look’ me një palë çizme me majë nga ‘Pleaser Shoes’.

Image

Kjo pamje e Gaga-s i çuditi dhe njëherë fansat e saj, të cilët prej kohësh e kishin parë artisten me një ‘look’ jo ekstravagant.

Kujtojmë se linja ‘Haus Laboratories’ u bë pjesë e tregut ndërkombëtar ditën e hënë. Qëllimi i Lady-t me këtë linjë ka qenë që me produktet e veta të shpërndajë guxim dhe kreativitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat