Të kesh të njëjtin talent si mami, vajza e Beyonce bën për vete të gjithë fansat e këngëtares

Mediale Vip

Të kesh të njëjtin talent si mami, vajza e Beyonce bën për vete të gjithë fansat e këngëtares

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 06:47
Beyonce dhe Blue Ivy

Pas publikimit të albumit më të ri të Beyonce ‘The Lion King: The Gift’, më 19 korrik, fansat zbuluan se një prej këngëve të saj është në fakt një bashkëpunim me vajzën, Blue Ivy. Në këtë projekt kanë bashkëpunuar dhe artistë si WizKid dhe Saint Jhn, megjithatë të gjithë vëmendjen e mori vogëlushja.

Kënga titullohet ‘Brown Skin Girl’, ndërsa në këtë album Beyonce është producentja. Fansat janë befasuar nga ky bashkëpunim dhe kanë komentuar gjerësisht në rrjet se Blue është një talent i lindur. Burimet kanë shtuar për ‘Hollywoodlife’ se në këngët e tjera të këtij albumi kanë bashkëpunuar edhe Child Gambino, Kendrick Lamar, Pharrell etj.

Për yllin e muzikës pop, ky album është frymëzuar nga filmi, premiera e të cilit u lançua disa ditë më parë, ‘The Lion King’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat