Po ju do donit ta festoni ditëlindjen si djali i Kate Middleton dhe Princ William?

Mediale Vip

Po ju do donit ta festoni ditëlindjen si djali i Kate Middleton dhe Princ William?

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 06:56
Princ George

Familja mbretërore ka menduar ta festojnë ditëlindjen e Princ George në mënyrën më të veçantë. Princ William dhe partnerja e tij, Kate Middleton kanë udhëtuar së bashku me 3 fëmijët e tyre drejt në një ishulli tropikal në Karaibe ku janë kujdesur të jenë në privatësi të plotë. Duka dhe dukesha i Cambridge ndodhen atje për të festuar 6-vjetorin e djalit të tyre më të madh, George, i cili është një nga pretendentët kryesorë të pallatit ‘Kensington’ për t’u bërë mbret.

Kate ka zgjedhur ishujt në Karaibe për shkak se ka pushuar atje më parë dhe se kanë besim të plotë tek stafi që punon në atë vend lidhur me privatësinë e tyre.

Kujtojmë se Middleton dhe William kanë udhëtuar dhe më parë në destinacione tropikale, për të pushuar sadopak nga impenjimet e shumta të pallatit mbretëror dhe organizatave të ndryshme që ata drejtojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat