Arbnora Ademaj pozon në bikini, vazhdon të mahnitë me linjat e trupit

Mediale Vip

Arbnora Ademaj pozon në bikini, vazhdon të mahnitë me linjat e trupit

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 08:42
Arbnora Ademaj

Bukuroshja Arbnora Ademaj, kohëve të fundit është kthyer në një emër mjaft të përfolur në media.

Ajo fitoi një rol për një nga serialet e reja në Turqi, dhe tashmë ka marrë edhe shumë oferta të tjera në kinematografinë turke.

Ndërkohë, Ademaj është mjaft aktive dhee ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, Arbnora ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi mjaft atraktive, ku shfaqet duke pozuar me bikini pranë një pishine.

Ajo ka vënë në pah linjat e saj atraktive, duke treguar tashmë trupin e formësuar pas shumë kilogramëve të humbur.

Javën e kaluar, Ademaj deklaroi se i ka humbur plot 32 kilogramë përbrenda një viti, dhe këtë e kishte arritur në saje të një qendre dobësimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat