Florin apo Elvanën? Orinda Huta zgjedh mes tyre: Kanë konflikt interersi, por po shkoj…

Mediale Vip

Florin apo Elvanën? Orinda Huta zgjedh mes tyre: Kanë konflikt interersi, por po shkoj…

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 10:39
Orinda Huta

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Orinda Huta, është vënë së fundmi përballë një zgjedhjeje paksa të vështirë.

Ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Mirage”, ku është bërë pjesë e rubrikës “Kë zgjedh”. E teksa i nxorën fotot e këngëtarëve të ndryshëm, Orindës i kërkuan që të zgjedhë edhe mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Kujtojmë se këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

E një gjë të tillë e përmendi edhe Huta para se të bënte zgjedhjen e saj. Ajo tha se ata kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është një çik i pavend. Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”, tha Orinda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat