Lady Gaga po shpërngulet në shtëpinë e Bradley Cooper!

Mediale Vip

Lady Gaga po shpërngulet në shtëpinë e Bradley Cooper!

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 11:41
Bradley Cooper dhe Lady Gaga

“Ku ka zë, s’është pa gjë”; thotë një shprehje popullore, e duket se në rastin e Bradley Cooper dhe Ledy Gaga-s kjo shprehje shkon fort për shtat.

Pas muajsh thashetheme, hamendësime, zëra se dyshja janë dashuruar me njëri tjetrin, duket se fjalët paskan qenë të vërteta.

Revista “InTouch” shkruan se romanca mes Gagas dhe Cooper ka qenë arsyeja e ndarjes së këtij të fundit nga partnerja Irina Shyak.
Madje portali ka siguruar edhe foto teksa shihet këngëtarja këto ditë duke u shpërngulur në banesën e Bradley-t.

Burime për revistën kanë bërë me dije se tashmë që lidhja mes aktorit dhe modeles mori fund, protagonistët e “A star is born” nuk kanë pse të fshihen më, dhe kanë nisur bashkëjetesën.

Image

Burimi ka shkuar deri aty sa ka pranuar se dyshja kanë shumë dëshirë të bëjnë edhe një vëlla ose motër për Lean, vajzën e Bradly dhe Irinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat