Prej vitesh të ndarë, por ja çfarë komenti merr Adrola nga ish-partneri i saj

Mediale Vip

Prej vitesh të ndarë, por ja çfarë komenti merr Adrola nga ish-partneri i saj

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 11:45
Adrola Dushi

Modelja e njohur, Adrola Dushi, prej disa vitesh i ka dhënë fund martesës së saj me ish-bashkëshortin, Adis Patushi. Çifti ka një djalë të quajtur Troi.

Adrola ka nisur karrierën e saj si modele në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por herë pas here kthehet në Shqipëri ku takon miqtë dhe të afërmit e saj.

Edhe pse kanë vite të ndarë, duket se Adrola dhe Adis kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Madje ata shpeshherë janë parë edhe së bashku.

Nëpër intervista të ndryshme, modelja ka rrëfyer se kur bëhet fjalë për djalin e tyre, ajo dhe Adisi do të bëhen gjithmonë bashkë, pavarësisht gjithçkaje.

Madje ata nuk ngurrojnë as që të komentojnë në postimet e njëri-tjetrit që bëjnë në rrjetet sociale. Së fundmi, Adrola ka publikuar një foto ku shfaqet mjaft elegante dhe Adisi ka lënë një koment.

Nëpërmjet një emoji, Patushi i thotë modeles se është perfekte dhe numër 1-shi. “Mami Toit”, i është përgjigjur Adrola, ku Adisi ka vazhduar ta quajë 1-sh ish-partneren e tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat