Evi Reçi mbyll me sukses “Vizioni i Pasdites” dhe zbulon surprizën për sezonin e ardhshëm

Mediale Vip

Evi Reçi mbyll me sukses “Vizioni i Pasdites” dhe zbulon surprizën për sezonin e ardhshëm

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 13:27
Evi Reçi

Në mes të sezonit televiziv Evi Reçit ju desh të përballej me një sfidë të madhe dhe eksperiencë të re, sa e vështirë, po aq edhe e bukur për të.

Asaj ju besua drejtimi i emisionit të pasdites në “Vizion Plus” dhe Evi ja doli mbanë me sukses.

Ditën e djeshme moderatorja mbylli puntatën e fundit të emisionit dhe mes emocioneve të shumta nuk harroi të falenderonte të gjithë ata që ja bën më të bukur këtë rrugëtim.

Pas përfundimit Evi publikoi në ‘Instagram’ një video të shkurtër nga emisioni dhe përkrah saj shkruajti: “Se në ‘Vizion Plus’ gjeta një familje të madhe! Faleminderit bordit drejtues për besimin! Faleminderit teleshikuesve! Shihemi shumë shpejt”.

Në këtë mënyrë artistja dhe moderatorja e njohur konfirmoi se sezonin e ardhshëm do e shohim sërish duke drejtuar “Vizioni Pasdites”. Për më tepër ajo zbuloi se emisioni do të ndryshojë format, duke qenë se sezonin tjetër do të ketë të përfshira më shumë histori njerëzore. Kujtojmë se Evi u bë pjesë e “Vizioni i Pasdites” pasi moderatorja e mëparshme e tij, Anila Çela mori përsipër një punë të re si drejtuese e spektaklit “Nga e para”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat