“Jam me kancer”, Kastro Zizo shokon fansat me lajmin e trishtë

Mediale Vip

“Jam me kancer”, Kastro Zizo shokon fansat me lajmin e trishtë

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 15:32
Kastro Zizo

Këngëtari Kastro Zizo ka dhënë një lajm të trishtë për të gjithë fansat.

Nuk dihet nëse këngëtari e ka bërë me seriozitet këtë deklaratë apo në formë shakaje, por një gjë dihet me siguri: Kur vjen puna tek serioziteti, ai çalon pak.

Pak orë më parë, këngëtari ka hedhur një foto me një mace në Instagram, ku deklaron se janë të dy me kancer.

“Jemi të 2 me kancer, djali me lule në kokë Nina ballerina”, shkruan këngëtari, ndërkohë ka bërë një tjetër postim në Instastory.

Image

“Ti ma mposht… Kot fare!… Kishte dy ditë pa ngrënë. Kancer?! Jo m’ka marrë malli”, shkruan Kastro duke i bërë edhe më tepër konfuzë ndjekësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat