Ledri Vula i pandalshëm, gati të ‘ndezë’ atmosferën në këto vende

Mediale Vip

Ledri Vula i pandalshëm, gati të ‘ndezë’ atmosferën në këto vende

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 21:56
Ledri Vula

Sukseset e tij nuk kanë të ndalur, e me këtë rast as angazhimet e shumta të tij.

Reperi i famshëm, Ledri Vula mbetet një nga emrat më të kërkuar në muzikë, e kjo dëshmohet në secilën sezon të vitit.

Gjatë këtij sezoni veror, Ledri është shumëfishë i angazhuar, madje ai brenda një nate performon në dy vende të ndryshme, dhe fansa e tij vazhdojnë të jenë të ‘pangopshëm’ nga performancat e tij të ‘zjarrta’.

Djaloshi simpatik që reflekton plotë pozitivite në secilën paraqitje, numëron hite të shumta gjë e bën të jetë si një nga top artistët më të kërkuar në vend, por edhe më gjerë.

Në llogarinë e tij personale të ‘Instagram-it’, Ledri për adhuruesit e shumtë ka bërë të ditur edhe data dhe vendet në të cilat do të jetë prezent në ditët e ardhshme.

Të gjithë simpatizuesit e reperit të njohur atë mund ta gjejnë në pothuajse secilin vend të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Ndryshe, Ledri ka qenë shumë aktiv edhe me publikimin e këngëve të reja, ai kohë më parë solli këngën ‘Rio’, ‘Kiss Kiss’ në bashkëpunim me Lumi B, dhe së fundi hitin më të ri ‘MEM’, të gjitha projektet u shoqëruan me videoklip dhe gjenden në kanalin zyrtar në ‘Youtube’.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat