Beckham ka telashe se punësoi francezë e italianë në vend të britanikëve - Bota Sot
Beckham ka telashe se punësoi francezë e italianë në vend të britanikëve

Mediale Vip

Beckham ka telashe se punësoi francezë e italianë në vend të britanikëve

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 14:28
Victoria Beckham

Victoria Beckham është kritikuar fuqishëm nga stafi i saj pasi u bë e ditur se ajo iu ka dhënë postet e rëndësishme brenda kompanisë së saj evropianëve, në vend të britanikëve.

Dizajnerja ka dorëzuar një numër të vendeve të punës të profilit të lartë për kandidatët francezë dhe italianë – megjithëse është nderuar me një çmim OBE në vitin 2017 për shërbimet e saj në modën britanike.

Sipas The Sun, emërimet e huaja i kanë lënë të pakënaqur punonjësit britanikë.

“Britanikët besnik dhe punëtorë janë mjaft të ndjeshëm, sepse ata ndjehen se janë duke u zëvendësuar gjithnjë e më shumë për evropianët e mërzitshëm, që po paguhen me paga të majme” ka deklaruar një person brenda kompanisë së Beckham.

45 vjeçarja ka emëruar të paktën katër evropianë në poste të larta në nivel bordi në vetëm gjashtë muajt e fundit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...