Mozzik dhe Unikkatil publikojnë duetin “Shqiptar”

Mediale Vip

Mozzik dhe Unikkatil publikojnë duetin “Shqiptar”

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 19:11
Mozzik dhe Unikkatil

Reperët e njohur të skenës sonë, Mozzik dhe Unikkatil, kanë realizuar një projekt të përbashkët muzikor për fansat e tyre.

Kënga titullohet “Shqiptar” dhe është realizuar nga producentët Macloud dhe Miksu, ndërsa tekstin si zakonisht e kanë shkruar vet dy protagonistët

Lajmin e kishte bërë të ditur Gramoz Aliu duke i befasuar të gjithë se po sillte duet me një prej ikonave të hip-hopit shqiptar, Viktor Palokajn.

Në njoftimin e tij, Mozzik thoshte se kjo ishte një ëndërr e bërë realitet, ndërsa tashmë projekti është shpalosur para fansave, por vetëm në versionin audio.

Nuk ndodh shpesh që Rebeli të bashkëpunojë me reperë jashtë labelit të tij, prandaj nuk ka dyshim se ky bashkëpunim është i veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat