Jona Spahiu bën 25 vjeçe, merr surprizën më të bukur nga familja dhe urimin më të veçantë nga motra

Mediale Vip

Jona Spahiu bën 25 vjeçe, merr surprizën më të bukur nga familja dhe urimin më të veçantë nga motra

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 15:55
Jona Spahiu

Ditën e sotme Jona Spahiu feston 25-vjetorin e lindjes dhe kjo datë e shënuar e ka gjetur duke festuar mes familjarëve të saj. Në mesnatë moderatorja e njohur ka marrë një surprizë të bukur, e cila duket se e ka kënaqur pafund. Familjarët e saj kanë mbushur shtëpinë me lule dhe sigurisht dhurata më e bukur për Jonën ishte vetë djali i saj, Raiden. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një video të shkurtër, në të cilën shihet duke mbajtur vogëlushin në prehër dhe të dy qeshin me njëri-tjetrin.

Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar as urimet e shumta për moderatoren, por më i veçanti është ai i motrës së saj. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një foto nga fëmijëria dhe pavarësisht se kanë kaluar shumë vite nga ajo kohë një pjesë e tipareve në portretin e Jonës kanë mbetur të njëjta. Përkrah fotografisë motra e saj ka shkruar: “Shoqe që nga 1996. Gëzuar ditëlindjen motra ime e vetme më e preferuar, më e bukur, më e ëmbël, më ‘cool’. Të dua edhe pse atëherë më thoshe se isha e adoptuar”, ka shkruar motra e Jonës në urimin e saj.

Ky vit është mjaft i veçantë për moderatoren e njohur, sepse ajo feston për herë të parë si nënë, duke qenë se në shtator të vitit të kaluar solli në jetë një djalë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat