Çdo ditë në kujtimet e miqve të ngushtë, Landi kujton një nga intervistat e Dr. Florit përballë Gjebreas

Mediale Vip

Çdo ditë në kujtimet e miqve të ngushtë, Landi kujton një nga intervistat e Dr. Florit përballë Gjebreas

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 16:03
Landi Hysi dhe Dr. Flori

Landi Hysi ka publikuar një video të mikut të tij të ndjerë Dr. Florit disa minuta më parë dhe të gjithë janë prekur nga ato pak sekuenca. I ftuar përballë Ardit Gjebreas, në një intervistë të ndjerë, këngëtari flet për këngën e tij të preferuar, e cila është “Mbi gjithçka”.

“Asnjë këngë nuk më emocionon kaq sa kjo. Edhe të tjerat më pëlqejnë, por kjo është ndryshe.

Aty është bërë një magji e vërtetë”,-shprehet Dr. Flori duke pasur parasysh performancën në ‘Kënga Magjike’.

Për ata që e kanë ndjekur dhe dashur shumë kantautorin e njohur, me siguri kjo intervistë ju sjell nostalgji, ndërsa për miqtë e tij të ngushtë, kujtimet me të janë çdo moment aty dhe herë pas here shprehen në forma të tilla.

Kujtojmë se Dr. Flori u nda nga jeta në nëntor të 2014-ës në moshën 35-vjeçare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat