Fqinjët u ankuan për zhurmë, këngëtari i njohur shpenzon 4 milionë paund për të blerë një shtëpi të re - Bota Sot
Fqinjët u ankuan për zhurmë, këngëtari i njohur shpenzon 4 milionë paund për të blerë një shtëpi të re

Mediale Vip

Fqinjët u ankuan për zhurmë, këngëtari i njohur shpenzon 4 milionë paund për të blerë një shtëpi të re

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 16:09
Ed Sheeran

Ed Sheeran është një nga artistët më të paguar të momentit dhe sigurisht blerjet e tij të shtrenjta justifikohen. Së fundmi është mësuar se këngëtari ka shpenzuar plot 4 milionë paund për blerjen e një shtëpie të re, pas ankesave të fqinjëve të tij për zhurmë. Ed ka blerë dy shtëpi ngjitur rezidencës së tij prej 19.8 milionë paundësh në Londër. Burime pranë këngëtarit kanë treguar për “The Sun” se fqinjët dilnin shpesh kundër tij për shkak të muzikës me zë të lartë, ndaj Ed nuk u mendua dy herë që të blinte një shtëpi të re. Këto dy shtëpi këngëtari i ka blerë pranë restorantit të tij, duke qenë se dëshiron ta zhvillojë akoma dhe më shumë si biznes. Ed Sheeran ka në pronësi 22 objekte, të cilat të gjitha së bashku kushtojnë 47 milionë paund. Më herët këngëtari ka treguar se fama dhe vëmendja e njerëzve i shkakton ankth dhe nuk e bën të ndjehet mirë, ndaj kjo duhet të jetë një arsye më tepër që ai ka vendosur të shkëputet nga fqinjët e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...