Kylie Jenner priti për konfirmimin e të motrës për të qenë shoqe me Sofia Richie

Mediale Vip

Kylie Jenner priti për konfirmimin e të motrës për të qenë shoqe me Sofia Richie

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 16:41
Kylie Jenner dhe Sofia Richie

Kylie Jenner dhe Sofia Richie janë afruar shumë me njëra-tjetrën së fundmi. Madje modelja 21-vjeçare ishte pjesë e udhëtimit të Kylie-t në ishujt ‘Turks& Caicos’ së bashku me miket e saj më të ngushta. Marrëdhënia e dy bukurosheve i ka habitur jo pak ndjekësit e familjes ‘Kardashian-Jenner’, për faktin se Richie është e dashura aktuale e ish-partnerit të Kourtney Kardashian, Scott Disick.

Megjithatë një burim ka zbuluar për ‘UsWeekly’ se Kylie është afruar me Sofian vetëm në momentin kur drama mes modeles dhe Kourtney mori fund. Tashmë që çdo problem ka mbetur pas në të shkuarën, Jenner ndihet më e qetë me miken e saj, pasi ato të dyja kanë qenë pjesë e një rrethi shoqëror prej shumë vitesh.

Kujtojmë se Sofia ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të raportit të saj me Scott dhe ish-bashkëshorten e tij, Kourtney Kardashian.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat