Stresi flet për herë të parë mbi qëndrimin në burg: Ka qenë arrestim politik për shkak…

Mediale Vip

Stresi flet për herë të parë mbi qëndrimin në burg: Ka qenë arrestim politik për shkak…

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 20:54
Stresi

Pak javë më parë, reperi Stresi u la i lirë nga burgu, pasi qëndroi tetë muaj brenda në qeli. Ai së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “72 Sen”, ku Arkimed Lusgah ka folur për herë të parë pas daljes nga burgu.

Sipas Stresit, gjithçka ishte politike dhe se atë e arrestuan për shkak të babait të tij, i cili nuk ka marrëdhënie të mirë me qeverinë.

“Është pjesë e jetës, po mirë, kam kaluar shumë mirë. Është njerëzore me arrit aty, pavarësisht se unë kam qenë burg politik, është shprehur reperi, i cili më pas ka shpërthyer në të shara kundrejt kryeministrit, Edi Rama.

Stresi ka shtuar se ai tashmë është nën hetim, pasi kështu është procesi në Shqipëri. “Por e kanë parë që nuk kam lidhje, 6 muaj hetime, kanë parë, kanë ndërhyrë njerëz për mua, se normale jam i pafajshëm. Nëse të mbyllin hetimet me atë nen, në Shqipëri nuk gjen dot drejtësi”, ka thënë reperi.

“Unë kam dalë hapur dhe i kam thënë padrejtësitë. Zoti është i madh, për mua ranë të gjitha akuzat. Unë shkova në gjykatë me mospranim krimi, më liruan me kusht, se më panë që nuk kisha lidhje. Më vunë në burg paafat. Unë e dija, që kur erdhën në hotel, se unë filani nuk shpëtoja pa bërë burg. Policia u soll mirë, edhe ata janë djem nënash. Unë jam kundër shtetit, nuk ka lidhje me policët. Por kur polici sillet keq edhe ne sillemi keq. Se s’ka arsye të sillet keq, janë paragjykues, më kanë paragjykuar”, ka përfunduar Stresi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat