Modelja me shqiponjë në shpinë që synon të arrijë majat në politikë

Mediale Vip

Modelja me shqiponjë në shpinë që synon të arrijë majat në politikë

Nga: N.Sh Më: 23 korrik 2019 Në ora: 15:28
Suzana Tahiri

E bukur, sensuale, trup peshku me një tatuazh të madh të shqiponjës në shpinën e saj janë vetëm disa prej karakteristikave të vajzës nga Vushtrria.

Suzana Tahiri, e njohur për publikun prej disa vitesh është modelja e cila vazhdoi suksesshëm karrierën e saj, duke u angazhuar në sfilita, reklama e fotosesione të shumta.

Imazhi i saj ishte dhe vazhdon të jetë mjaft prezent, për shkak të bukurisë dhe veçantisë që e karakterizon.

Suzana viteve të fundit është komentuar shumë edhe për tatuazhin në shpinë, shqiponjën dy krenare, që qëndron stoikisht në shpinën e bukuroshes vushtrriase.

Çdo 28 nëntor, imazhi i saj aktualizohet shumë dhe shpina e saj me tatuazhin e madh mund të shihet kudo.

Suzana tashmë është bë simbol i femrës shqiptare?

Ajo është edhe e shkolluar, dhe pritet që të doktori në Shkencat Politike dhe tashmë është anëtarë e Partisë Demokratike të Kosovës dega në Vushtrri ku synon të arrinë në majat më të larta në politikën e Kosovës.

Synimi i saj është që të arrij majat në politikë.

Ajo madje ka edhe një plan që të bëj një tatuazh të presidentit Hashim Thaçi dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat