Ndryshe nga të tjerat, ky është detaji në stil që bën bashkë Ildën, Violën dhe Vilmën

Mediale Vip

Ndryshe nga të tjerat, ky është detaji në stil që bën bashkë Ildën, Violën dhe Vilmën

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 16:33
Ilda, Viola dhe Vilma

Prej vitesh tashmë sporti nuk shihet si një fushë që i dedikohet vetëm meshkujve dhe kjo gjë mund të vihet re nga figurat e ekranit, të cilat drejtojnë emisionet sportive. Në çdo televizion apo platformë të tillë ka nga një vajzë simpatike që i është besuar moderimi i programeve që i kushtohen futbollit apo sportit në tërësi. Ashtu si çdo moderatore tjetër edhe këto vajza duhet t’i dedikojnë shumë kohë imazhit dhe stilit të tyre. Disa prej moderatoreve sportive kanë vendosur t’i qëndrojnë besnike fustaneve që vishen më së shumti në televizion, ndërsa disa të tjera kanë zgjedhur diçka tjetër sa klasike edhe komode në të njëjtën kohë. Tre prej tyre, mjaft të njohura në ekranet shqiptare, Ilda Bejleri, Vilma Masha dhe Viola Spiro kanë gjetur një zgjidhje perfekte sidomos në rastet kur u është dashur të raportojnë nga fusha e sportit. Këto tre moderatore kanë preferuar që në shumicën e rasteve të veshin një këmishë apo një bluzë kombinuar sipër me një xhaketë të thjeshtë.

Ky lloj stili është sa serioz, por edhe shumë i rehatshëm, duke u përshtatur me natyrën e televizionit, por edhe të sportit në të njëjtën kohë. Në këtë lloj mënyre Ilda, Viola dhe Vilma kanë zgjedhur të diferencohen nga pjesa tjetër, duke e bërë më të veçantë stilin e tyre në të veshur.

Për më tepër duke qenë se xhaketa simbolizon fuqinë dhe seriozitetin, përmes veshjes së tyre tre moderatoret përcjellin edhe mesazhin se një vajzë mund ta bëjë punën në sport me të njëjtin dedikim e pasion si një djalë.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat