George bën 6 vjeç; urimi i Meghan dhe Harry acaron komentuesit!

Mediale Vip

George bën 6 vjeç; urimi i Meghan dhe Harry acaron komentuesit!

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 16:42
George, Meghan dhe Harry

Ditën e djeshme djali i parë i Princ William dhe Kate Middleton festoi ditëlindjen e gjashtë, dhe krahas mijëra urimesh që vogëlushi George ka marrë, duket se rrjeti është acaruar me fjalët që xhaxhai i tij dhe bashkëshortja kanë zgjedhur për të uruar nipin.

“Gëzuar ditëlindjen ! Të urojmë të kalosh një ditë të veçantë të mbushur me dashuri”; ishte urimi drejtuar vogëlushit George nga llogaria e Sussex-ëve në Instagram.

Por, këto fjalë në dukje të ngrohta e tejet korrekte, duket se nuk kanë qenë aspak të përshtatshme sipas komentuesve.

Ishin të shumtë ata që mendonin se Meghan dhe Harry duhej t’i drejtoheshin me Titull George-s duke qenë se ai është i treti në radhë për të qenë Mbreti i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar.

“Ai është Mbreti juaj i ardhshëm. Tregoni respekt”

“George është vetëm një fëmijë 6 vjeç, por nuk duhet harruar Titulli Princ”

“Për ju ai është Princi. Mos harroni ta përmendni këtë”..

…Ishin disa prej komenteve që vinin theksin tek mungesa e respektit ndaj George!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat