Nuk fshihen më, Bora dhe Donaldi fotografohen të përqafuar - Bota Sot
Nuk fshihen më, Bora dhe Donaldi fotografohen të përqafuar

Mediale Vip

Nuk fshihen më, Bora dhe Donaldi fotografohen të përqafuar

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 17:57
Bora dhe Donaldi

Prej kohësh, Bora Zemani dhe Donald Veshaj, po përfliten për një lidhje të mundshme, edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë. Ata janë një ndër dyshet më të komentuara të momentit.

Por mesa duket tani ata nuk fshihen më dhe nuk e kanë problem që të tregojnë se po kalojnë kohën bashkë.

Së fundmi, aktori i njohur ka publikuar në “Instastory” disa fotografi ku tregon hijet e tyre teksa po shijojnë një ditë të qetë në plazh. Bora dhe Donaldi shfaqen duke imituar simbole të ndryshme dhe në një moment janë fotografuar të përqafuar.

Donaldi nuk ka zbuluar imazhin e vajzës, por duke marrë parasysh se edhe Bora ndodhet me pushime në një vend bregdetar dhe vajza në fjalë i ka flokët e shkurtër, nuk ka më vend për dyshime.

Kujtojmë se dyshja prej disa javësh ka nisur transmetimin e emisionit të tyre “3-shat”, ku herë pas here ngacmohen edhe me batuta.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...