Irma Marku: Me këngën realizova ëndrrën në sirtar

Mediale Vip

Irma Marku: Me këngën realizova ëndrrën në sirtar

Nga: Maksim Gjokaj Më: 23 korrik 2019 Në ora: 21:56
Irma Marku

Irma Marku ka 7 vite që i është përkushtuar muzikës me shumë pasion dhe si duket po ia arrin të sjellë produksione mjaft të mira dhe që pëlqehen nga publiku. Projekti i saj i fundit me titull “Gurë gurë bëhet kalaja” një këngë simpatike me titull interesant ka bërë që Irma të godasë në shenjë .

-Përshëndetje! Çfarë duhet të dimë për Irma Markun, jashtë asaj që reflekton ekrani në klipe?

-Përshëndetje! Unë jam nga Lushnja dhe që e vogël kam patur pasion këngën, jam angazhuar dhe me koncertet e shkollës dikur.Pastaj mbarova studimet dhe u punësova në një biznes privat duke qenë se s’kishte shumë hapësirë kohore për arsye të angazhimeve të punës kënga ngeli në hije...por para 7 vjetesh mora iniciativën të realizoja ëndrrën në sirtar dhe kështu fillova të këndoja live nëpër dasma sebepe dhe raste festash si brenda edhe jashtë vendit.



-Sapo ke nxjerrë edhe këngën më të re të shoqëruar me klip, “Gurë gurë bëhet kalaja” si erdhi ky projekt? U desh shumë kohë për ta përgatitur?

-Në sezone të caktuara sidomos ky i verës shumica e këngëtareve publikojnë këngë dhe unë vendosa të publikoja një kengë...por problemi ishte se s’po gjenim një tekst që të më pëlqente. Lexova disa nga autorë të ndryshëm por më dukeshin si fjalë shumë të konsumuara. Unë kam shkruar vetë disa tekste dhe ja tregova kompozitorit të këngës dhe pëlqeu pikërisht këtë që u finalizua. “Gurë gurë bëhet kalaja” të cilës dhe muzikën domethënë mënyra si u këndua e kam bërë unë. Këngës iu deshën 3 muaj që të publikohej.

-Cilat janë pritshmëritë e tua për këtë këngë? Je e kenaqur nga bashkëpunëtorët që realizuan këtë këngë?

-Jam shumë e kënaqur nga bashkëpunetorët, sepse vetë kritikat që ka marë kënga sidomos nga kolegët muzikantë të bën të jesh e kënaqur, sa për pritshmëritë kritikat e mira doja të cilat i mora!

-Në përgjithësi, këngët ngjajnë me njëra-tjetrën e klipet po ashtu. Çfarë beson se ke bërë ndryshe nga të tjerët?

-Nuk më duket se është kështu sepse tani që është vendosur e drejta e autorit nuk mund t’i ngjajë kënga këngës t’a bllokojnë...unë kam sjellë një këngë dashurie me një fjalë të urtë popullore të cilën e kuptojnë të gjithë çfarë fabule përmban!

-Cilën nga këngët e tua e ke më për zemër?

-Këtë të dyten pak më tepër sepse kuptohet e krijova vetë dhe më ka dhënë një dëshirë të bëj këngë të shkruara nga unë përsëri!

Sigurisht që në vazhdim do ketë këngë të tjera. Po kënga e re, do të jetë bashkëpunim apo përsëri solo?

-Është pak herët për një këngë të re. Të vjelim njëherë frytet e keësaj që sapo doli por në vazhdimësi pse jo jam e gatshme dhe për ndonjë bashkëpunim i mirëpres!

-Me kë mendon se ngjan në stil e në interpretim? Apo nuk do të kesh ngjashmëri me askënd?

- Përpareësia ime ka qenë të mos kopjoj njeri që në hapat e para të miat, pra jam vetvetja.

-Ftesat për mbrëmje dhe koncerte besoj i ke të panumërta, apo jo?

- Po kam patur dhe kam oferta por jo të gjitha mund të jenë të përshtatshme për të shkuar, jane disa kushte dhe sigurisht puna e pageseës bie ose s'bie dakord... Gjithsesi, kam sa për t’u angazhuar mjaftueshëm dhe për të qenë afër atyre që duan këngën time.

- Do të doje të ndryshoje diçka në pamjen tënde?

- Në pamjen time jo sepse pamja na ben të dallohemi nga të tjerët duhet vetëm të heq pak kilograme por operacione absolutisht jo!

Po në karakterin tënd, çfarë nuk të pëlqen?

-Nuk është tamam çështje karakteri por jam ca si shumë gjumashe...!

- Në thelb, ti bën muzikë për veten apo për të tjerët?

- Kur unë kam 7 vjet që këndoj për të tjerët dhe këngët për ndjekësit i kam bërë duke qenë se dhe më kanë dhënë shtysa, kur do na sjellësh produksione të tuat!

- Për çfarë mendon më shumë një këngëtare si Irma Marku?

- Mendoj që e nesërmja të jetë më e mirë se e sotmja...

- Thjesht, duke të parë në klipet e tua, ti më jep përshtypjen e një femre të guximshme dhe të fortë. Çfarë të karakterizon tjetër?

- Është dhe këmbëngulja një nga karakteristikat e mia pa atë s’do kisha arritur këtu, sepse gjatë rrugës ka shumë pengesa.

-Thonë që jeta e këngëtarëve është më shumë qejf. Është e tillë edhe jeta jote?

- Unë bëj një jetë normale dhe puna jonë ka ato minuset e veta dhe gjithashtu lodhje por mua më pëlqen fakti që kur shkoj në vende që si kam vizituar më parë e kam pasion të njoh sa më shumë vende të reja.

-Për të ardhmen, çfarë do të dëshiroje?

- Të jem sa më e sukseshme në rrugën që kam nisur.

- Më bëj një mbyllje të bukur të kësaj interviste...

-Ju falënderoj juve për këtë intervistë...falënderoj dy bashkëpunëtorët e këngës time të re Rino Boci kompozitor dhe Fatjon Latifi në klarinetë. Përshëndes dhe falënderoj të gjithë ndjekësit e mi, jeni ju pa jemi ne!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat