Reperi i njohur dënohet me 55 vjet burg

Mediale Vip

Reperi i njohur dënohet me 55 vjet burg

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Reperi Tay-K u dënua me 55 vjet burg për grabitje që rezultoi me vdekjen e një personi.

Reperi i teksasit, Tay-K u dënua me 55 vjet burg dhe 21 mijë dollarë gjobë, të martën, për akuzën e vjedhjes ku mbeti i vdekur një person, sipas zyrës së Prokurorit të Qarkut të Tarrant, shkruan CNN.

Gjykata e dënoi Tay-K, emri i plotë i të cilit është Taymor McIntyre, me 30 vjet burgim me akuzën grabitje e rëndë dhe 13 vjet për secilën nga dy akuzat e vjedhjes së rënduar.

19-vjeçari u gjet fajtor për vrasje javën e kaluar në vdekjen e një babai 21-vjeçar në këtë incident.

Tay-K ishte një nga shtatë të pandehurit, raporton CNN.

Sipas dëshmisë së dëshmitarëve, Tay-K ishte pjesë e një plani për të vjedhur drogë dhe para nga shtëpia e viktimës në Mansfield, në zonën Dallas-Fort Worth.

Tay-K u kap në New Jersey pas tre muajsh në arrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat