Të famshmit që fitojnë më së shumti për një postim në Instagram

Mediale Vip

Të famshmit që fitojnë më së shumti për një postim në Instagram

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Kylie Jenner fiton për një postim në Instagram më shumë se sa shumica fitojnë gjatë gjithë jetës.

Ditëve të sotme fama është e lidhur ngusht edhe me aktivitetet nëpër rrjetet sociale.

Për të përcjellur jetën që bëjnë të famshmit të cilët ‘idolizohen’ nga miliona njerëz anembanë nëpër botë rrjetet sociale si Instagrami kanë sjellur këtë mundësi.

Në Instagram këngëtarët, aktorët apo sportistët postojnë foto të ndryshme të cilat pëlqehen nga miliona ndjekës.

E padyshim se edhe përfitimet për figurat e njohura të ekranit nuk mungojnë, ata përmes Instagramit fitojnë miliona dollarë.

Në krye të listës qëndron Kylie Jenner, e cila për një postim merr mbi 1.2 milionë dollarë.

Kylie njihet si një ‘mbretëreshë’ në Instagram, pasi ajo vetëm përmes marketingut në këtë rrjet social ka arritur të bëjë në pasuri prej më 1 miliard dollarëve.

Pastaj vijnë edhe emra të njohur si Ariana Grande, Cristiano Ronaldo, Kim Kardashian, Selena Gomez, Dwayne Johnson, Beyonce, Taylor Swift, Neymar dhe Justin Bieber të cilët e përbëjnë top 10-shen.

Kujtojmë që përfitimet e Kylie Jenner për një postim kalojnë shifrën e 1 milion dollarëve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat