Sportistja e njohur ndryshon ngjyrën e flokëve, vendos trendin për sezonin e verës

Mediale Vip

Sportistja e njohur ndryshon ngjyrën e flokëve, vendos trendin për sezonin e verës

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 12:38
Serena Williams

Teksa temperaturat ngrihen, ngjyra e flokëve tek vajzat sa vjen e shkon më shumë drejt nuancave të bjondes. Këtë gjë na e vërtetoi më së miri sportistja e njohur, Serena Williams, e cila vendosi të kthehet nga brune në bjonde. Serena mbante gjithmonë të njëjtën ngjyrë në flokët e saj, por mesa duket vera ka ardhur me ndryshime për të. Baza e flokëve vazhdon të mbetet e njëjtë, por pjesa tjetër e flokëve të saj tani është në nuancat e mjaltit. Sipas saj, e gjithë karriera e saj ‘rrotullohet’ rreth tenisit dhe modës. Ajo gjithmonë mundohet të tërheqi vëmendje kur del nga fusha, si dhe të japë mesazhin e të pasurit vetëbesim dhe stil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat