Scarlett Johansson shpall fejesën, unaza e saj kushton sa një shtëpi

Mediale Vip

Scarlett Johansson shpall fejesën, unaza e saj kushton sa një shtëpi

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 12:52
Scarlett Johansson dhe Colin Jost

Ndër të gjithë çiftet e ‘Hollywood’, Scarlett Johansson dhe Colin Jost janë nga ata që duan ta mbajnë lidhjen e tyre sa më larg mediave, por kjo gjë është pak e vështirë kur unaza kushton sa një shtëpi. Scarlett mori pjesë në një ‘Comic-con’ ku lajmëroi filmin e saj më të ri dhe siç mund ta mendoni, të gjithë vëmendjen e mori unaza e saj gjigande. Unaza është në ngjyrë kafe të çelët, 11 karat dhe sipas një eksperti që foli për ‘Page Six’ ajo kushton $400,000. Sipas ‘Page Six’ mendohet të jetë punuar nga nipi i ‘Givenchy’, Taffin James de Givenchy. Scarlett dhe Colin kanë nisur lidhjen e tyre në vitin 2017, e konfirmuan gjatë eventit ‘Emmy Awards’ dhe tani po planifikojnë një dasmë. Çifti nuk ka publikuar asnjë detaj më tepër, por të gjithë fansat po presin me padurim të mësojnë më shumë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat