Whitney zbulon se abortoi fëmijën

Mediale Vip

Whitney zbulon se abortoi fëmijën

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 13:47
Whitney Port

Whitney Port ka folur rreth përjetimit të abortit para dy javësh.

Ylli 34-vjeçar i The Hills zbuloi në Instagram që ajo dhe bashkëshorti i saj Tim Rosenman së fundmi e humbën një shtatzëni.

“Kjo është shumë e vështirë për mua që të shkruaj. Para dy javësh unë përjetova një abort. Shuma e emocioneve të ndryshme që kam ndjerë gjatë javëve të kaluara kanë qenë ekstreme.. nga shoku në pikëllim e çlirim, të cilët më pas pasuan në faj sepse ndjehesha e çliruar”.

Whitney dhe Tim janë prindër të djalit Sonny, i cili mbush dy vjet këtë fundjavë.

Ajo zbuloi se kishte ndaluar së konsumuari pilula kundër shtatzënisë dhe mbeti shtatzënë, s i dhe ajo dhe Tom ua kishin treguar miqve dhe familjarëve këtë lajm gjatë tremujorit të parë.

“Ditën pasuese, u zgjova nga gjumi dhe pash gjak në të brendshmet e mia”, sqaroi Whitney duke shtuar se nuk ishte “shumë e alarmuar” për shkak se në shtatzëni kjo edhe mund të jetë normale dhe e kishte edhe kur ishte shtatzënë me fëmijën e parë.

Për fat të keq, të nesërmen gjakderdhja u intensifikua dhe ultrazëri konfirmoi që gjërat “nuk dukeshin mirë”, para se çifti të mësonte se nuk kishte më as rrahje të zemrës dhe ajo nuk ishte një “shtatzëni e shëndetshme”.

Whitney Port e përfundoi postimin e saj duke shkruar: “I mirëpres të gjithëve që t’i ndajnë ndjenjat ose eksperiencat e tyre. Dua që platforma ime të jetë vend i hapur kur mund t’i ndajmë bisedat e vështira”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat