Leonardo DiCaprio planifikon të martohet me të dashurën 23 vjet më të re?

Mediale Vip

Leonardo DiCaprio planifikon të martohet me të dashurën 23 vjet më të re?

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 17:34
Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone

Leonardo DiCaprio, 44 vjeç, dhe partnerja e tij Camila Morrone, 22 vjeçe, janë më të afërt si asnjëherë tjetër pavarësisht diferencës që kanë në moshë.

“Ata janë më seriozë. Nuk është vetëm një romancë e thjeshtë. Camila e kalon të shumtën e kohës në shtëpinë e aktorit”, ka thënë një burim për People.

Aktorët, të cilët udhëtojnë së bashku shumë shpesh, përfshirë Coachellan dhe më vonë në Festivalin e Filmit në Kanë, ku DiCaprio debutoi në Hollywood me filmin “One Upon a Time”, janë thuajse vazhdimisht në fokus të mediave.

“Camila që një kohë njihet si e dashura e Leos dhe ky i fundit e ka njoftuar edhe me prindërit e tij”, vazhdon më tej burimi.

Ndërkaq, ata kanë filluar të takohen që nga janari i vitit 2018-të dhe duket se po planifikojnë edhe për martesë.

Në vazhdim do të shohim se çfarë do të ndërmarrin dyshja e famshme rreth lidhjes së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat