Dikur kishin të njëjtin të dashur, ndërsa sot dy aktoret e njohura janë mikesha të ngushta

Mediale Vip

Dikur kishin të njëjtin të dashur, ndërsa sot dy aktoret e njohura janë mikesha të ngushta

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 06:42
Jennifer Aniston dhe Sandra Bullock

Jennifer Aniston është padyshim një nga aktoret më të njohura në botë dhe shpesh është përfolur për miqësitë e saj me kolegë të tjerë të fushave të ndryshme të artit. Së fundmi është vënë theksi tek shoqëria e ngushtë që ka me Sandra Bullock, për faktin se të dyja bukuroshet në vitet ’90 kanë pasur të njëjtin të dashur. Bëhet fjalë për Tate Donovan, me të cilin Sandra ka qenë e fejuar nga viti 1992 deri në 1995-ën, ndërsa nga viti ‘95 deri në ’98-ën ai ka qenë në një marrëdhënie me Jennifer.

Ndërsa miqësia mes dy aktoreve ka nisur plot 5 vite më parë dhe vetëm forcohet çdo ditë. Burime për ‘Us Weekly’ shprehen se dy bukuroshet e ekranit kanë një sens humori të përbashkët që i bën shumë të lumtura në shoqërinë e njëra-tjetrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat