Dua Lipa mezi pret të vijë në Kosovë

Mediale Vip

Dua Lipa mezi pret të vijë në Kosovë

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 12:18
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, edhe këtë vit pritet të vijë në Kosovë. 

Ajo do jetë e pranishme në festivalin e muzikës “Sunny Hill”, derisa organizohet nga babai i saj, Dukagjini.

Këngëtarja 23-vjeçare duket se mezi po pret të vijë në vendlindje, teksa ka filluar t’i numërojë ditët e ardhjes në vendin tonë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

One week until i’m back in the motherland!!! @sunnyhillfestival @sunnyhillfoundation ❤️??

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

Së fundmi, bukuroshja shqiptare ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në Instagram, nga performanca e saj e vitit të kaluar në “Sunny Hill”.

“Një javë derisa të kthehem në vendlindje”, është përshkrimi që Dua ia ka vënë fotos.

Vlen të ceket se ajo vjen këtë herë si ndjekëse nga afër e festivalit, por jo si interpretuese.

Nga ana tjetër, ditë më parë është njoftuar se këtij festivali do t’i ndërrohet lokacioni, ku vitin e ardhshëm do të mbahet në Qendrën e Panaireve në Bernicë, për shkak të hapësirës më të madhe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat