Milaimi me përgjigje epike për Fjollën: Ka pas të drejtë me i heq edhe brekët

Mediale Vip

Milaimi me përgjigje epike për Fjollën: Ka pas të drejtë me i heq edhe brekët

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 14:33
Fjolla Morina dhe Milaim Zeka

Këngëtarja Fjolla Morina mbrëmë e ka mbajtur një koncert në Skenderaj.

Veshja e saj eksplicite në prezencë të fëmijëve ka ngjallur shumë reagime, e nuk ka munguar edhe ai i Milaim Zekës të cilit më pas ajo iu kundërpërgjigj.

“Milaim e di që ti shumë kishe pas qef me kon aty se tu kish rrit ymri njo 10 vjet ma shumë, po nuk tu jep ajo knaqësi”, tha Fjolla për deputetin e Kuvendit të Kosovës, Milaim Zekën gjatë një prononcimi.

Ndërsa i kontaktuar nga lajmi edhe Zeka e ka komentuar deklaratën e këngëtares dhe sqaruar reagimin e tij të parë që e bëri nëpërmjet një statusi.

“Po shumë mirë e ka pas se unë kisha pas qef edhe asnjë vërejtje unë nuk e kam ndaj Fjolla Morinës. Shkrimi im të cilin unë e kam bë është veq njerëzit që e kanë sha Fjolla Morinën, ju kam thënë ju në qoftëse keni ankesa, ankesat paraqiten te organizatori. Kurgjo apsolut une Fjolla Morinën e kam mikeshë timen private. Unë jam përgjegjës çka shkruaj nuk jam përgjegjës çfarë kuptojnë njerëzit e sidomos disa gazetarë. Qysh po dojnë po i devijojnë rastet vetëm për klikime. Unë kam thanë, kush e analizon mirë shkrimin tim, qe në qoftëse keni kritika, kritikat drejtoni te organizatori. Fjolla e ka të drejtën apsolute të Zotit edhe brekt me i hjek, nuk kam asnjë vrejtje ndaj saj. Fjollës i ju sulën pa të drejtë. Nëse mendojnë njerëzit se organizimi i koncertit ka qenë i gabueshëm është se nuk është dashtë me u ftu Fjolla ose dikush tjetër, kritikat e tyne duhet me i drejti te organizatorët e këtij koncerti.. A Fjolla shumë mirë ka thanë. Sa ka thane me mu zgjat jeta? Shtoja edhe 10 thuj, boni 20”, tha deputeti i Kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat